Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Berat” pasi shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip “Man” me drejtues shtetasin K. N.
Raportohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip “Man” me drejtues shtetasin K. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co