1 i vrarë, 3 të plagosur nga zjarri në një rafineri nafte në jug të Iranit

1 i vrare 3 te plagosur nga zjarri ne nje rafineri nafte ne jug te iranit
1 i vrare 3 te plagosur nga zjarri ne nje rafineri nafte ne jug te iranit

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një incident zjarri në një rafineri private të naftës në qytetin port jugor iranian të Bandar Abbas, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Incidenti ndodhi në orën 11:00 me orën lokale (0730 GMT) kur një nga furrat në Kompaninë e Rafinimit të Naftës Aftab mori flakë, tha zëdhënësi i Organizatës Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Iranit, Hossein Zafari.

Zjarri është vënë nën kontroll dhe të lënduarit janë transferuar në një qendër mjekësore në qytet, tha Zafari, duke shtuar se po hetohet për shkaqet e ngjarjes.

Sipas IRNA, furra ishte duke u riparuar kur u përfshi nga zjarri.

Duke folur për agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve Fars, Mojtaba Moein Vaziri, drejtor i përgjithshëm i departamentit të kooperativave, punës dhe mirëqenies sociale të provincës Hormozgan, tha se personi i vdekur në incident ishte 38 vjeç.

Ai më tej përmendi se para incidentit ishin lëshuar disa paralajmërime për njësinë e rafinerisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →