TIRANË – Një mësuese, të cilës i kanë dështuar dy martesa, ka rrëfyer jetën e saj në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti. Ajo ka treguar se partneri i parë i saj ishte mësues, por se ai e braktisi atë bashkë me fëmijën, që lindi i paralizuar. Mësuesja shprehet se nuk u njoh aq mirë me partnerin e saj dhe se i kërkonte edhe rrogën.
“Unë kisha ëndrra, mendoja se do të kisha jetë të lumtur, familje, por gabova në zgjedhje. Unë e nisa jetën me një person, që nuk e njihja mirë. Ai ishte mësues si unë, por nuk e dija që jeta ime do të shkonte keq. Di që m’u thyen ëndrrën. Unë nuk e njoha mirë atë person, sepse në atë kohë nuk e njihje dot mirë. E dija që ishte mësues si unë, por nuk e dija që nëse do ia dilte dot jetës. Unë u fejova pa dijeninë e prindërve, ata nuk ishin dakord, por u fejova, sepse besoja te forca ime. Babai im ishte burrë fisnik që e njihte jetën. Vendosa të martohem dhe m’u thye jeta, m’u thye në mes. Djali kaloi në paralizë dhe ishte goditja më e madhe që më dha jeta, mendova se do të lindja një djalë të shëndetshëm.
Djali ishte paralizuar krejtësisht dhe mjekët e Tiranës nuk i dhanë shpresë. Prindërit e mi më kanë mbështetur gjithmonë. Bashkëshorti nuk pranoi që ta njihte djalin, nuk e pa në maternitet, ai na braktisi. Babai braktisi bashkëshorten dhe fëmijën, që ishte krejt i paralizuar. E rrita fëmijën e vetme. Ai shpesh më merrte rrogën, duke më thënë se paratë i duheshin për njerëzit e tij. Unë kuptova se ai nuk kishte mendje për familje. Kam jetuar bashkë me prindërit e tij, motrat e vëllezërit, ishin 12 anëtarë”, tha mësuesja.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co