Emri/ Ishte dënuar nga 3 gjykata italiane, shqiptari arrestohet në Gjermani

emri ishte denuar nga 3 gjykata italiane shqiptari arrestohet ne gjermani
emri ishte denuar nga 3 gjykata italiane shqiptari arrestohet ne gjermani

ITALI – Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar, i dënuar nga tre gjykata të ndryshme italiane për po aq episode, është arrestuar në Gjermani.

Në përfundim të një hetimi kompleks të kryer nga njësia hetimore e Komandës Krahinore të Karabinierëve të Veronës, me koordinim të shërbimit për bashkëpunim ndërkombëtar policor të Ministrisë së Brendshme, u arrestua shtetasi shqiptar 43-vjeçar të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë, Flori Katreli.

Më 11 dhjetor 2023, Prokuroria e Veronës lëshoi ​​3 urdhër-arreste europiane ndaj tij, pas një urdhri paraburgimi të nënshkruar më 11 gusht të po këtij viti, duke deleguar për ekzekutimin e masës së sigurisë karabinierët e Veronës. 43-vjeçari në fakt duhet të vuajë një dënim prej 6 vitesh, 10 muaj e 17 ditë burg, për tre dënimet.

Dënimi i parë është shqiptuar nga Gjykata e Milanos më 15 dhjetor 2017 për një episod mashtrimi dhe falsifikimi të kryer në kryeqytetin e Lombardisë më 26 korrik 20213, në lidhje me përvetësimin e një mjeti Volksvagen Golf.

E dyta u shqiptua nga gjykata e Brescia më 19 korrik 2017 për pastrim parash, marrje mallrash të vjedhura dhe falsifikim, të ndodhura në Brescia midis 2010 dhe 2011, në lidhje me disa makina luksoze: një BMW C220, një Porsche Carrera e një Range Rover.

Dënimi i tretë erdhi nga gjykata e Veronës më 17 dhjetor, për një tentativë zjarri të përbashkët të kryer me disa bashkëpunëtorë në Bussolengo më 14 shtator 2013, duke dëmtuar një dyqan antik. Më pas nisën procedurat për kthimin e 43-vjeçarit në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →