KOSOVË – Sindikata e Policisë së Kosovës ka marrë vendimin që të shpërblejë me 500 euro të gjithë policët e plagosur ose të lënduar në veriun e Kosovës, si dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.
Sipas vendimit të Këshillit Drejtues, paratë do të ndahen për policët që janë anëtarë të Sindikatës.
Vendimet në Mbledhjen e Këshillit Drejtues:
Me datë 06.03.2024 Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikal për zyrtarët policorë të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.
Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marr vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtar të kontaktohen dhe t’ju mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë.
Mjetet financiare do të ndahen nga donacioni i dhuruar nga fondi humanitar GOLDEN EAGLE dhe nga fondi i anëtarësisë së SPK-së.
Për fondin humanitar të dhuruar nga fondacioni GOLDEN EAGLE, Sindikata e Policisë së Kosovës falënderon publikisht donatorin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co