Gazetarja Mirilda Tili, e ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke folur sot për 8 marsin, deklaroi se ka nisur një fushatë në mbrojtje të grave.
Tili deklaroi se kanë vendosur në urbanet e Kamzës afishe për të denoncuar ngacmimet.Ajo shtoi se afishet pritet që të vendosen edhe në urbane të tjera në Tiranë.
“Ne kemi vendosur njoftime në autobusë, ku bëhet thirrje për denoncime ndaj ngacmime. Kemi vendosur në urbanet e Kamzës afishe, që të denoncohen nga ngacmimet seksuale.
Nga ngacmimi seksual nuk ka imunitet as gjinia e as mosha. Transporti publik, që është vend i rrezikshëm, do të ketë afishe, ku bëhet thirrje që të raportohet ngacmimi seksual. Edhe dëshmitarët e situatës mund të denoncojnë”, deklaroi Tili.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co