Tirana do të presë mbi 40 delegacioneve të kryetarëve të bashkive të Ballkanit dhe më gjerë, për të vijuar më pas me marrjen për herë të parë të presidencës së këtij rrjeti.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anduena Ristani ka ndarë të gjitha detajet rreth “Samitit B-40”.
Në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, ajo ka zbuluar se ky samit me në qendër mekanizmat e reagimit ndaj krizave, është themeluar për herë të parë nga Stambolli, më pas Athina dhe kryeqyteti jonë është i treti në radhë.
Sakaq, ajo ka theksuar se numri i shteteve anëtare në “Samitin B-40” është 54, por që do të shtohen më pas.
“Janë qytete më të mëdha që mblidhen në mënyrë që të ndajnë nevojat dhe të papriturat që mund t’i ndodhë një qyteti. Ky rrjetëzim i qyteteve është themeluar nga Stambolli, më pas presidenca i kaloi Athinës, ndërkohë Tirana është e treta që merr presidencën. Kujtojmë disa raste zjarri që mund të prekin disa qytete që nuk i kanë kapacitetet e duhura si Tirana dhe për çështje si kjo diskutohet në këtë samit.
Të gjitha kryeqytetet e Ballkanit janë anëtarë të këtij rrjetëzimi. Në total janë 54, më pas do të shtohen dhe të tjerë. Nuk është vetëm kjo organizatë ku Tirana është pjesëmarrëse, pasi është pjesë e shumë rrjetëzimeve të tjera.
Ndërkohë, pjesë e paketës janë katër shtylla në të cilat shtrihet bashkëpunimi. Disa janë më të përgjithshme ku përfshihen më shumë dhe qytetarët, si ai i Samitit të Rinisë, i cili do të mbahet në qershor”.
Më tej, Ristani është ndalur dhe te turizmi, duke thënë se është në nivele pozitive, pasi koha e qendrimit të turistëve në Tiranë është rritur.
“Unë mendoj që shifrat e 2023 kanë qene inkurajuese për të gjithë. Kemi parë që koha e turistëve në Tiranë nga gjysmë dite ka kaluar në tre ditë. Prandaj, nuk është nevoja t’i përshkruajmë. Mirëpo të gjitha janë të rëndësishme, aktivitetet kulturore që tërheqin zë, apo gjithçka që ka të bëjë me kryeqytetin tërheq”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co