Skuadra e Manchester City përgatitet për ndeshjen e vështirë ndaj Liverpool në kampionat, një ndeshje që do të vendosë shumë për fatet e sezonit. Para kësaj sfide, trajneri spanjoll Pep Guardiola kujton kohën kur mbërriti në Manchester, ekip që e ngiiti në majën e botës.
“Më kujtohet se kur mbërrita, drejtuesit nuk besonin në fitimin e Champions League. Klubi nuk besonte se ne mund ta bënim atë. Ishte një proces i gjatë dhe ne ecëm hap pas hapi derisa arritëm këtu”, tha Guardiola.
Ai e konsideron veten me fat në lidhje me kohën që i dhanë në dispozicion drejtuesit e klubit. “Sot menaxherët nuk u japin shumë kohë trajnerëve për të fituar, por mua më dhanë mjaft kohë. Mua m’u deshën 7 vite për të fituar Champions këtu. Ata na dhanë kohë dhe tani ne jemi një ekip që ai beson se mund ta bëjë përsëri”, shtoi Guardiola.
Ky besim dhe mirëkuptimi e harmonia që ka me klubin, stafin, tifozët e lojtarët kanë bërë që Guardiola të kërkojë të qëndrojë sa më gjatë këtu. “Nuk dua të largohem”, tha më pas Guardiola kur u pyet për largimin e tij të mundshëm nga City. Ai ka një kontratë deri në vitin 2025 me Manchester City.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co