Verstappen i pakapshëm, e nis i pari edhe garën e Arabisë Saudite, për Ferrarin debuton një 19-vjeçar

verstappen i pakapshem e nis i pari edhe garen e arabise saudite per ferrarin debuton nje 19 vjecar
verstappen i pakapshem e nis i pari edhe garen e arabise saudite per ferrarin debuton nje 19 vjecar

Red Bull dhe Max Verstappen vijojnë dominimin në Formula 1. Piloti holandez, kampion në fuqi, siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Jeddah, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Arabisë Saudite.

Verstappen dha kohën 1’27”472, duke siguruar “pole” të dytë sezonal. Ai ishte i pakapshëm nga rivalët, duke qenë 3 të dhjetat më i shpejtë se rivalët. Në vendin e dytë u klasifikua piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ashtu sikurse bëri edhe një javë më parë në Bahrein, ku këta dy pilotë u nisën nga vija e parë.

Në vendin e tretë u rendit meksikani i Red Bull, Sergio Perez, duke lënë pas Fernando Alonso me Aston Artin (i katërti) dhe dy makinat McLaren të Oscar Piastri dhe Lando Norris. Në “top-10” makinat më të shpejta në provat zyrtare u klasifikuan edhe George Russell, Lewis Hamilton, Yuki Tsunoda dhe Lance Stroll.

Në këto prova debutoi për “kokëkuqen” edhe piloti 19-vjecar anglez Oliver Bearman, që zuri vendin e spanjollit Carlos Sainz, që u operua nga apandesiti dhe nuk do të garojë këtë fundjavë. Ai u klasifikua i 11-ti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →