Një gol trepikësh ka bërë që Barcelona të kapë vendin e dytë në La Liga. Katalanasit fituan 1-0 në shtëpi përballë Mallorca-s dhe tashmë e shohin veten 5 pikë larg Real Madrid kryesues, me rivalët që kanë një ndeshje më pak.
Barcelona dominoi takimin, por Muriqi me shokë ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Në minutën e 22-të ndërhyn VAR-i pas kontaktit në zonë mes Jose Copete dhe brazilianit Raphinha. Kryesori akordoi penallti për skuadrën e Xavit. Gjuan Ilkay Gundogan, grushton topin portieri i Mallorcas.
Penalltia e humbur pati ndikim, pasi vendasit nuk arrinin të canin mbrojtjen hermetike të miqve. Pjesa e parë u mbyll pa gola. E dyta ishte më intensive. Goli i fitores do të vinte në minutën e 73-të nga 16-vjecari Yamal, me Lewandowskin që pasoi për talentin katalanas. Kaq mjaftoi që Barcelona të merrte tri pikë të arta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co