![VIDEO/ Shitësit e armëve përpiqen të arratisen duke ikur me vrap, por… Publikohen pamjet e operacionit në Shkallnur 2 video shitesit e armeve perpiqen te arratisen duke ikur me vrap por publikohen pamjet e operacionit ne shkallnur](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/video-shitesit-e-armeve-perpiqen-te-arratisen-duke-ikur-me-vrap-por-publikohen-pamjet-e-operacionit-ne-shkallnur.jpg)
Policia ka publikuar pamjet me dron të operacionit në fshatin Shkallnur të Durrësit ku u zbulua një bazë që shërbente për furnizimin me armëve të grupeve kriminale.
Në pamje shihet momenti i ndjekjes së njëri prej të arrestuarve, i cili përpiqet të arratiset me vrap nëpër një armë me ullishte. Në një moment, ai rrëzohet dhe policia e prangos atë.
Baza mësohet se shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale. 20-vjeçari Hekuran Troplini dhe 19 vjeçari Emiljano Pasho, raportohet se u kapën nga uniformat blu në flagrancë duke shitur armë.
Ndërkohë policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co