![EMRI/ Akuzohet si pjesë e grupit të personave që tentuan të korruptonin gjyqtarët e Apelit, Gjykata lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë 1 emri akuzohet si pjese e grupit te personave qe tentuan te korruptonin gjyqtaret e apelit gjykata le ne burg kreun e dhomes se avokatise](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/01/emri-akuzohet-si-pjese-e-grupit-te-personave-qe-tentuan-te-korruptonin-gjyqtaret-e-apelit-gjykata-le-ne-burg-kreun-e-dhomes-se-avokatise.jpg)
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.
Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.
Sakaq, burime për BalkanWeb bëjnë me dije se në hetim është edhe një gjyqtar i gjykatës së Korçës, para se të suprimohej, por ende nuk ka një sqarim për rolin e tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co