Talenti shqiptar, Armando Dobra po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa ditën e sotme gjeti golin numër 10 me fanellën e Çesterfilld, në National League.
22-vjeçari shënoi golin e parë të sfidës ndaj Fyldes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-1. Dobra arriti të tunde rrjetën në minutën e 28-të, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.
Kjo është hera e parë në karrierë që Dobra kap shifrën dyshifrore, për sa i përket golave të shënuar në kampionat. Çestefildi udhëheq kampionatin me 88 pikë në 37 ndeshjes, me futbollistin shqiptar që është shndërruar në një lider.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co