“Mollë sherri” një grua apo ‘biznesi’ i drogës? Rrëfehet i riu që vrau shqiptarin: Kasemi më qëlloi i pari, u vetëmbrojta!

molle sherri nje grua apo biznesi i droges rrefehet i riu qe vrau shqiptarin kasemi me qelloi i pari u vetembrojta
molle sherri nje grua apo biznesi i droges rrefehet i riu qe vrau shqiptarin kasemi me qelloi i pari u vetembrojta

Mikea Zaka ka pranuar autorësinë e krimit në Itali, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë. Ngjarja ndodhi në Frosinone. Zaka, i cili dje kishte mbushur 23 vjeç, ishte dorëzuar në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen. Ai tha se ishte vetëmbrojtur, pasi të parët që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.

“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai. Ndërkohë arma e krimit përfundoi në një landfill, por që nuk është gjetur ende.

23-vjeccari prej disa vitesh ka qenë pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ciociaria. Ndërsa prindërit e tij u vendosën në Padova. I riu ka edhe një djalë dy vjeçar nga një lidhje me një grua nga Frosinone. Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të janë shpallur në kërkim. Ndonëse u tha se ai me viktimën janë zënë për një femër, prokuroria nuk i beson kësaj piste.

Hipoteza e hetuesve është se pas të shtënave ka një grindje që lidhet me kontrollin e shpërndarjes së drogës ose prostitucionit. Viktima Kasem Kasmi, 27 vjeç, njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →