Pas deklaratës së presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili kritikoi zhvillimin e luftës në Gaza, duke e cilësuar të gabuar, vjen reagimi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ky i fundit tha për Politico se Biden e kishte gabim.
“Ai e ka gabim,” tha Netanyahu, duke mohuar se Biden po vepronte kundër interesave të vendit të tij. Të shtunën e kaluar, Biden tha se beson se Netanyahu “i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit”, duke komentuar qasjen e tij ndaj luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Netanyahu theksoi se politika e tij mbështetet nga “shumica dërrmuese” e bashkatdhetarëve të tij.
“Nëse presidenti amerikan mendon se unë po ndjek një politikë personale kundër dëshirave të izraelitëve dhe po dëmtoj interesat e vendit tim, ai e ka gabim në të dyja aspektet,” tha zoti Netanyahu, duke iu përgjigjur kritikave të ngritura ndaj Joe Biden, duke thënë se veprimet e tij “po bëjnë më shumë mirë sesa dëm” dhe i kërkon atij “t’i kushtojë më shumë vëmendje gjendjes së palestinezëve”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co