I dërguari i Izraelit në OKB bën thirrje për dorëheqjen e Guterres: 90 përqind e kohës së tij është e zënë me situatën në Gaza

i derguari i izraelit ne okb ben thirrje per doreheqjen e guterres 90 perqind e kohes se tij eshte e zene me situaten ne gaza
i derguari i izraelit ne okb ben thirrje per doreheqjen e guterres 90 perqind e kohes se tij eshte e zene me situaten ne gaza

Ambasadori i Izraelit në OKB i ka bërë thirrje Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare, të japë dorëheqjen.

“Nëntëdhjetë për qind e kohës së tij është e zënë me situatën humanitare në Rripin e Gazës”, tha Gilad Erdan për Radion e Ushtrisë Izraelite, duke pretenduar se ai nuk i ka kushtuar kohë robërve izraelitë dhe familjeve të tyre.

Erdan shtoi se Guterres i bëri presion Izraelit që të ndalonte luftën.

“I bëj thirrje që të japë dorëheqjen”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →