“Do të vazhdoj të bëj detyrën”, mesazhi i parë i mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer

do te vazhdoj te bej detyren mesazhi i pare i mbretit charles pas diagnostikimit me kancer
do te vazhdoj te bej detyren mesazhi i pare i mbretit charles pas diagnostikimit me kancer

Mbreti Charles ka reaguar për herë të parë pas diagnostikimit të tij me kancer. Në një mesazh për qytetarët e tij, ai premtoi se do të vijoj që të shërbejë në detyrën që i takon.

Mesazhi do të përfshihet në fjalimin e tij në Ditën e Komonuelthit dhe do të dorëzohet në Westminster Abbey para 2,000 njerëzve të pranishëm – përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin William. Në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është regjistruar, Mbreti Charles do të thotë, sipas The Sun, se “pasi festova së fundmi ditëlindjen time të 75-të, më ngroh zemrën të mendoj se si Commonwealth ka qenë një konstante gjatë gjithë jetës sime – një gjë e çmuar, burim force, frymëzimi dhe krenarie”.

“Në javët e kaluara jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime mund të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonwealth ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku,” thuhet në mesazhin e tij. Mesazhi u regjistrua muajin e kaluar në Kështjellën Windsor, ndërsa Charles thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonwealth në Samoa tetorin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →