Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaron se Shqipëria është në krizë për mësues. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Xhixho thekson se universitetet po zbrazen me ritme të frikshme.
Ajo tha se në sistemin parauniversitar mungojnë 159 mësues matematike.
MESAZHI
Shqipëria është në krizë për mësues. Dhe ky është vetëm fillimi. Ndërsa universitetet e vendit po zbrazen me një ritëm të frikshëm, qindra shkollave në vend u mungojnë mësuesit.
➡️ Në të gjithë arsimin parauniversitar mungojnë 159 mësues matematike
➡️ Në qarqe si Kukësi e Dibra, matematikën detyrohen ta japin mësues jashtë profilit
➡️ Testimi i mësuesve ka nxjerrë rezultate alarmante, 47% e tyre kanë njohuri të pamjaftueshme
➡️ Një e katërta e trupës pedagogjike nuk arrin nivelin mjaftueshëm
➡️ Ndërsa qeveria propagandon Smart Lab-et, programimin në shkolla dhe regjistrat online, 94% e mësuesve nuk kanë aftësi digjitale
Gjendja e arsimit sot është alarmante. Rezultatet e testeve PISA na treguan se jemi kthyer dy dekada mbrapa. Kemi nxënës të dobët se nuk kemi mësues, kemi analfabetizëm funksional sepse kemi kurrikula të dobëta.
Bursat për degët prioritare që qeveria i propagandoi me forcë vitin e kaluar rezultuan një mashtrim për qindra studentë.
Arsimimi cilësor i të rinjve, duke i parë ata si mësuesit e së ardhmes, është sot emergjencë kombëtare.
Ndaj, Partia e Lirisë propozon: Arsimi Prioritet Kombëtar:
📌 Miratimin me ligj në Parlament të një niveli dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në masën 5% e GDP-së.
📌 Kthimin e mësuesisë dhe shkencave në degë degë prioritare. Si rrjedhojë, ato duhen trajtuar me incentiva dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve.
📌 Miratimin me shumicë të cilësuar të nivelit të pagave të mësuesve në piramidën e pagave.
📌 Reformimin e thellë të kurrikulave dhe aftësimin e mësimdhënies.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co