Konservatorët komplot ndaj Rishi Sunak? Duan të rikthejnë Boris Johnson që të mos humbasin zgjedhjet

konservatoret komplot ndaj rishi sunak duan te rikthejne boris johnson qe te mos humbasin zgjedhjet
konservatoret komplot ndaj rishi sunak duan te rikthejne boris johnson qe te mos humbasin zgjedhjet

BRITANI E MADHE – Mbështetësit e Boris Johnson, të udhëhequr nga zonja Judith McAlpine kanë planifikuar të heqin dorë nga udhëheqësi i tyre Rishi Sunak, pas një takimi me më shumë se 50 deputetë konservatorë- ku u nda mendimi se duhet të zëvendësohet kryeministri dhe të gjendet zëvendësi i mundshëm.

E veja e manjatit të ndërtimit Sir William McAlpine deklaroi se vetëm Boris Johnson, paraardhësi i Sunak si kryeministër, mund ta shpëtonte partinë nga harresa elektorale në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Një deputet i tha Daily Mail: “Më parë mendova se do të ishte shumë e pamatur të largoje një kryeministër, por tani nuk mendoj se kemi zgjidhje”.

Epërsia e laburistëve ndaj konservatorëve është aktualisht 16 për qind sipas sondazhit më të fundit të Opinium Research, që u zhvillua javën e kaluar.

Zonja i tha Mail on Sunday: “Për sa më përket mua, mendoj se Partia Konservatore është e kalbur deri në palcë. Ne kemi nevojë për vlera të reja konservatore dhe Boris Johnson është personi që mund të kthejë lavdinë e konservatorëve dhe të arrijë të fitojë zgjedhjet. Ai është i vetmi person që ka karizmën për të udhëhequr partinë drejt suksesit. Ne kemi nevojë për kthimin e Boris”, deklaroi ajo.

Një ish-ministër i kabinetit i tha gazetës: “Nëse Boris Johnson kthehet për Zgjedhjet e Përgjithshme, mund të nxjerrë deri në 80 deputetë më tepër. Kjo do t’u jepte konservatorëve shpresë, se mund të fitojnë zgjedhjet e ardhshme”.

Megjithë popullaritetin e tij në disa qarqe, Boris Johnson aktualisht është nën kritika për takimin me diktatorin venezuelian Nicolas Maduro, në një përpjekje për të ndaluar autokratin të sigurojë armë për Rusinë, për luftën e saj me Ukrainën. Johnson udhëtoi për në Venezuelë për takimin me avion privat ndërsa ishte me pushime në Karaibe në shkurt – dhe ai ishte atje për më pak se 24 orë.

Dyshja diskutuan luftën në Ukrainë mes shqetësimeve se Venezuela mund të furnizojë me armë Rusisë, sipas Sunday Times. Ai gjithashtu thuhet se ka shprehur kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me MB.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →