“Provat e dhunës janë në trup”/ Elia Zaharia tregon të vërtetën e dhunës të shfaqur në video: Reagova në atë formë pasi…Pse jetojmë në Pallatin Mbretëror

provat e dhunes jane ne trup elia zaharia tregon te verteten e dhunes te shfaqur ne video reagova ne ate forme pasipse jetojme ne pallatin mbreteror
provat e dhunes jane ne trup elia zaharia tregon te verteten e dhunes te shfaqur ne video reagova ne ate forme pasipse jetojme ne pallatin mbreteror

Aktorja Elia Zaharia ka reaguar pas publikimit të videove pak ditë më parë ku shfaqen momente dhune midis saj dhe ish-bashkëshortit, Princ Leka.

Ajo u shpreh se ka reaguar në atë mënyrë për të mbrojtur babain, i cili kishte 10 ditë që kujdesej për vajzën e vogël të ish-çiftit. Elia Zaharia tha se po jeton në Pallatin Mbretëror pasi ish-bashkëshorti i saj e braktisi.

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, deklaroi për Top News, Zaharia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →