Shiu i dendur në kryeqytetin e Bolivisë, La Paz, bëri që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, pasi lumenjtë e tejmbushur shkatërruan shumë shtëpi gjatë fundjavës.
Presidenti Bolivian Luis Arce u zotua të dërgojë makineri të rënda dhe 3,000 trupa për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa lagje dhe pjesë të izoluara të qytetit duke ndërprerë ujin, energjinë elektrike dhe rrugët.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga situata e vështirë që po kalon komuna jonë në La Paz”, tha Arce në një postim në platformën e mediave sociale X.
Një person vdiq gjatë fundjavës në La Paz për shkak të shirave të dendur, ndërsa gati 50 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në të gjithë vendin që nga fillimi i sezonit të shirave në janar, sipas të dhënave zyrtare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co