NBA/ Boston siguron “play-off”-in, Denver kap kreun në Perëndim

nba boston siguron play off in denver kap kreun ne perendim
nba boston siguron play off in denver kap kreun ne perendim

Boston Sëlltiks bëhet ekipi i parë në NBA këtë sezon që arrin kuotën e 50 fitoreve, duke mposhtur 121-99 Portland. Braun me 37 pikë e Tetum me 26 pikë ishin më të mirët në fushë, me miqtë nga Bostoni që nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren.

Kështu, Sëlltiks jo vetëm që mbajnë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, por sigurojnë matematikisht kualifikimin për në fazën “play off”. Tashmë synimi është për ta mbyllur si kampionë në këtë kah të NBA.

Ndërsa skuadra kampione në fuqi e Denver fitoi 125-119 ndaj Torontos, në një përballje spektakolare mes dy ekipeve. Tjetër ndeshje e mirë për Nikola Jokic, që realizoi sërish një “triple double”, me 35 pikë, 17 ribaund e 12 asist. Denver barazon Oklahomën në vendin e parë në Perëndim.

Jashte fushe fiton edhe Golden Stejt, që mundi 112-102 San Antonion. Kuminga me 22 pikë e Tompson me 21 bënë diferencën në fushë. Megjithatë, Uarriors mbeten në vendin e 10-të në Perëndim, ende larg zonës “play-off”

REZULTATET

Detroit – Charlotte 114-97

Cleveland – Phoenix 111-117

Chicago – Dallas 92-127

San Antonio – Golden State 102-112

Denver – Toronto 125-119

Portland – Boston 99-121

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co