![Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së/ Grupi zgjedh Gazment Bardhin që t’i përfaqësojë në Konferencën e Kryetarëve 2 mbledhja e grupit parlamentar te pd se grupi zgjedh gazment bardhin qe ti perfaqesoje ne konferencen e kryetareve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/mbledhja-e-grupit-parlamentar-te-pd-se-grupi-zgjedh-gazment-bardhin-qe-ti-perfaqesoje-ne-konferencen-e-kryetareve.jpg)
TIRANË – Është mbajtur këtë të martë mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit.
Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se Grupi Parlamentar i PD-së së Rithemelimit ka vendosur të autorizojë Gazment Bardhin si përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve.
“Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, që vjen pak përpara Mbledhjes së Kryetarëve. Grupi ka zgjedhur Gazment Bardhin që t’i përfaqësojë ata në Konferencën e Kryetarëve”, deklaroi gazetari Stafa.
Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit u mbajt me debate e tensione.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co