![“Mos fshihemi pas gishtit”, Tritan Shehu pas mbledhjes së grupit të PD: Aksioni të koncentrohet në kundërshtimin e burgosjes politike të Berishës 2 mos fshihemi pas gishtit tritan shehu pas mbledhjes se grupit te pd aksioni te koncentrohet ne kundershtimin e burgosjes politike te berishes](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/mos-fshihemi-pas-gishtit-tritan-shehu-pas-mbledhjes-se-grupit-te-pd-aksioni-te-koncentrohet-ne-kundershtimin-e-burgosjes-politike-te-berishes.jpg)
Deputeti Tritan Shehu ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku sipas burimeve për BalkanWeb ka pasur edhe një përplasje me deputetin Nallbati.
“ Kam thënë që edhe nëse jepen komisionet nuk janë suksese, sepse gjendja e situata është përkeqësuar me burgosjen politike të Berishë,. Forma e vijimit të aksionit mund të shikohet. Mos mendojmë se nëse marrim dy komisione marrim suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS dhe Ramën por me përkrahjen e elektoratit tonë, sic u pa në protestë. Duhet të koncentrojmë aksionin politik në atë që është më e rëndësishme, izolimin politik të Berishës. Ta bëjmë para ndërkombëtarëve apo kudo mundemi.
Beteja jonë duhet të jetë për të kundërshtuar burgosjen e Berishës. Mos fshihemi pas gishtit”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co