Dita e Verës, Llatja: Festimet kanë nisur që më 4 mars, ja aktivitetet argëtuese në Elbasan gjatë festës

dita e veres llatja festimet kane nisur qe me 4 mars ja aktivitetet argetuese ne elbasan gjate festes
dita e veres llatja festimet kane nisur qe me 4 mars ja aktivitetet argetuese ne elbasan gjate festes

ELBASAN – Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, në një komunikim live me Skype në rubrikën Opinion në News24, foli për aktivitetet që pritet të zhvillohen në Elbasan në Ditën e Verës.

Llatja theksoi se festimet për Ditën e Verës kanë nisur që më datë 4 mars. Ai shtoi se Bashkia Elbasan ka përgatitur një sërë aktivitetesh për Ditën e Verës, periudhë gjatë së cilës, Elbasani shndërrohet në “kryeqytet” të vendit.

“Festimet këtë vit kanë nisur që më datë 4 mars. Ekonomia e qytetit merr përmesa të mëdha në këtë periudhë të Ditës së Verës. Dihet se Dita e Verës, nuk festohet askund tjetër si në Elbasan. Ditët e para jemi fokusuar tek fëmijët, për t’i dhënë qytetit shumë ngjyra, kemi nisur aktivitete kulturore. Kemi nisur edhe një traditë, atë të ekspozimit të veshjeve, që janë nga zona të ndryshme të shqiptarisë. Sot ne kemi edhe Sofrën e Elbasanit, kemi aktivitet për miqtë e Elbasanit, ku shihen traditat e Ditës së Verës, për të nisur një sezon vere të mbarë.

Kemi zhvilluar Kupën e Luleve për sporte të ndryshme. Nuk do të mungojnë edhe panairet, ku bizneset ekspozojnë produktet e tyre. Do të ketë gjithashtu edhe koncerte për qytetarët. Në Elbasan do të jenë emra të njohur të artit, për t’i dhënë festës ngjyrat që i meriton. Mbrëmja e 13 marsit dhe dita e 14 marsit janë periudha, kur Elbasani kthehet në kryeqytet të Shqipërisë”, u shpreh Llatja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →