TIRANË – Deputetja e PS Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat, deklaroi se opozita më në fund ka arritur në përfundimin se nuk mund t’ja vësh zjarrin Kuvendit. Spiropali theksoi se radikalizmi nuk është flamur fitoreje. Sipas Spiropalit, sot nuk janë bërë marrëveshje apo pazare, por janë plotësuar detyra, që duhen bërë për të mirën e Shqipërisë.
[embedded content]
“Pushteti nuk vjen nga bilbilat në parlament. Jam e lumtur që dëgjoj deputetë opozitarë, që mendojnë se radikalizmi nuk është flamur fitoreje. Jemi në një fazë të rëndësishme të integrimit të vendit dhe konsensusi na shërben për mirë.
Nuk mund t’i vësh zjarrin Kuvendit. Kjo nuk është çështje pazari, por është çështje proceduriale për disa çështje të rëndësishme. Janë disa detyra kushtetuese, që ne duhet t’i bëjmë bashkarisht”, deklaroi Spiropali.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co