Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë vizitën e tij në Ukrainë sepse ai është një frikacak, ka deklaruar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev. Pallati Elysee njoftoi të hënën se vizita e shumëpritur e Macron në Ukrainë do të zhvillohet “në javët e ardhshme”.
Njoftimi shënon vonesën e tretë të vizitës së liderit francez në Ukrainë. Macron fillimisht kishte planifikuar të vizitonte Kievin për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sigurie muajin e kaluar, por dokumenti përfundoi duke u nënshkruar gjatë udhëtimit të presidentit ukrainas Zelensky në Paris.
“Macron po përgatitet të vizitojë Kievin? Por ai është një frikacak!” shkroi në frëngjisht Medvedev në rrjetin social X , duke rekomanduar që zyra e Macron të bëjë “disa ndërrime të brendshme” dhe të përgatitet për një “stuhi të fortë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co