I kërkuar në Sarandë për plagosje të rëndë, kapet në Greqi…por lirohet pas pak kohësh

i kerkuar ne sarande per plagosje te rende kapet ne greqipor lirohet pas pak kohesh
i kerkuar ne sarande per plagosje te rende kapet ne greqipor lirohet pas pak kohesh

Një person i kërkuar, i dënuar me 3.5 vite burg nga Gjykata e Sarandës për “plagosje e rëndë me dashje” është kapur nga policia greke.

Jani Bekari, 52 vjec, është kapur nga policia greke mëngjesin e 22 janarit në Rodos. Ndaj kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Thesprotisë pas vendimit të Gjykatës së Sarandës për dënimin e tij me 3.5 vite burg në vitin 2018 për “plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Bekari ka ndodhur në 25 mars 2017 në fshatin Gravë të Bashkisë Finiq, ku Bekari ka dhunuar me grushta e sende të forta një çift bashkëshortësh.

Por edhe pse pas kapjes në Greqi, ai u dërgua në burgun e Hanias, mësohet se Bekari ka lënë qelinë ditët e fundit me vendim të Gjykatës së po këtij qyteti.

Bekari përmes avokatit të tij Dhimitris Berberis, ka kërkuar lirimin nga burgu pasi dënimi i dhënë nga Gjykata e Sarandës është parashkruar. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Hanias, e cila ka urdhëruar lirimin e 52-vjecarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →