Marrëveshja mes PS dhe PD-së së Rithemelimit, Ambasada Britanike: Kuvendi të funksionojë në interes të qytetarëve

marreveshja mes ps dhe pd se se rithemelimit ambasada britanike kuvendi te funksionoje ne interes te qytetareve
marreveshja mes ps dhe pd se se rithemelimit ambasada britanike kuvendi te funksionoje ne interes te qytetareve

TIRANË – Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit gjatë ditës së sotme, e cila parasheh rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare.

Ambasada shprehet se përshendet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. “Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Ambasadës Britanike: 

Ambasada Britanike në Tiranë përshendet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur.

Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →