Rrustem Hoxha ishte heroi i Dinamos në fitoren 3-2 ndaj Kukësit, teksa realizoi golin në fund.
“Unë i falënderoj tifozët që kishin ardhur, janë tifozë nga Durrësi që janë kthyer me Dinamon dhe i falënderoj. Për golin jam shumë i lumtur dhe ndjehem shumë mirë, edhe për tre pikët. Këtë gol ia dedikoj gjithë çunave se dhanë shpirtin në fushë, dhanë gjithçka.
Edhe ne jemi shumë të mërzitur për këtë që na ndodh, se për futbollistët që janë në fushë është e rëndë. Kur janë 2-0, ku kundërshtarët barazojnë apo fitojnë më besoni që asnjë futbollist nuk e do veten kur je në fushë. Por unë e shoh pak pozitive, pasi na ndodhi këtë radhë por e fituam ndeshjen, herët e tjera e kemi humbur.
Kjo fitore ka shumë vlerë se e para shkëputemi nga zona poshtë se dihet që ajo është zonë e nxehtë dhe të jep shumë presion në ekip. Ne duhet të vazhdojmë të kemi vazhdimësi dhe i kemi të gjithë mundësitë të shkojmë në Rrogozhinë, luajmë futboll, të japim maksimumin dhe fitojmë ndeshjen. Faktikisht nuk kam qenë mirë fizikisht dhe trajneri më ka mbrojtur në këtë situatë se nuk ka dashur të bëjë prezantim të dobët. Plus kemi lojtarë shumë të mirë si Janku e Behiratçe. Nuk kam qenë në 100% tim.
Ndeshja e fundit përkrah Behiratçe? Uroj që për Behiratçen, për të mirën e tij, që të jetë e fundit e vazhdojë karrierën në një kampionat më të fortë. Por mendoj që edhe 3-4 muaj do të jetë këtu që të arrijmë objektivat tonë. Unë nuk e di, si lojtar nuk di asgjë, nëse kjo është për më të mirën e klubit, i uroj më të mirën” – tha ai pas ndeshjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co