Arritja e konsensusi për komisionet hetimore, Shehu: Është një hap i vogël! Ende tymnajë. Kauza kryesore është Sali Berisha

arritja e konsensusi per komisionet hetimore shehu eshte nje hap i vogel ende tymnaje kauza kryesore eshte sali berisha
arritja e konsensusi per komisionet hetimore shehu eshte nje hap i vogel ende tymnaje kauza kryesore eshte sali berisha

Duke komentuar konsensusin e arritur midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve parlamentare, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një lidhje për “Open” në News 24, tha se kjo është një arritje e vogël dhe se kauza kryesore e opozitës është çështja e arrestimit të Sali Berishës.

“Është një hap i vogël përpara në suazën parlamentare. Por, që nuk është determinues, nuk është thelbësor dhe nuk është ai që i duhet rënë tambureve të suksesit. Këto muajt e fundit kanë ndodhur zhvillime të tjera, të një revanshi të egër të regjimit ndaj Partisë Demokratike, të pa imagjinueshme. Lideri i Partisë Demokratike është burgosur në mënyrë politike. Midis këtyre ngjarjeve kush prevalon, kjo apo çështja e dy komisioneve.

Nuk është marrëveshje. Është thjesht një tymnajë. Duhet të vendosim flamurin; lironi kryetarin e Partisë Demokratike. Nuk mund të merresh me gjëra dytësore kur deviza kryesore është kjo. Është akti më dëmtues për Partinë Demokratike. Pa dyshim që ka disa kauza në Partinë Demokratike dhe kauza që prevalon është ajo e Sali Berishës. Të mos ngatërrojmë gjëra që pa dyshim kanë ndikim por nuk janë determinuese”, tha Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →