Blindohet Shkodra pas plagosjes së dyfishtë, Kreu i Policisë së Shtetit, forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nisen drejt qytetit verior

blindohet shkodra pas plagosjes se dyfishte kreu i policise se shtetit forcat renea dhe forcat kombetare te sigurise nisen drejt qytetit verior

Në drejtim të Shkodrës është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda pasi dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.

Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

[embedded content]

Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.

Ata janë nisur drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie janë nisur më drejtim të vendit të ngjarjes.

Feec2ffd Be2a 433b A273 42e05c29721e
Feec2ffd Be2a 433b A273 42e05c29721e
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →