Netanyahu zbulon planin pas luftës, Gaza do të drejtohet nga zyrtarët lokalë, organizata UNRWA do të mbyllet

netanyahu zbulon planin pas luftes gaza do te drejtohet nga zyrtaret lokale organizata unrwa do te mbyllet
netanyahu zbulon planin pas luftes gaza do te drejtohet nga zyrtaret lokale organizata unrwa do te mbyllet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mbrëmë prezantoi zyrtarisht në Kabinetin e Sigurisë për herë të parë një dokument parimesh mbi menaxhimin e Gazës pas luftës, me qëllim vendosjen e “zyrtarëve lokalë” që nuk kanë lidhje me terrorizmin për të administruar Rripin, në vend të Hamasit. Dokumenti u publikua gjatë natës.

Teksti nuk përmend emrin e Autoritetit Palestinez ose përjashton pjesëmarrjen e tij, por thotë se çështjet civile në Gaza do të menaxhohen nga “zyrtarë lokalë” me “përvojë administrative”, jo të lidhura me “vendet ose subjektet që mbështesin terrorizmin”.

Një nga aspektet kryesore të planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për Gazën e pasluftës është mbyllja e UNRWA. Pasi kujton përfshirjen e supozuar të 12 anëtarëve të Agjencisë më 7 tetor, në plan thuhet se Izraeli do të punojë për të zëvendësuar agjencinë me “organizata humanitare ndërkombëtare përgjegjëse”.

Pas shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake dhe strukturave qeveritare të Hamasit, siguria do të garantohet nga Izraeli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →