“’Gërdeci’, është mbajtur gjallë në çdo fushatë elektorale”, Mediu: 17 vite është luajtur me ndenjat e familjarëve të viktimave

gerdeci eshte mbajtur gjalle ne cdo fushate elektorale mediu 17 vite eshte luajtur me ndenjat e familjareve te viktimave
gerdeci eshte mbajtur gjalle ne cdo fushate elektorale mediu 17 vite eshte luajtur me ndenjat e familjareve te viktimave

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas përfundimit të seancës për “Gërdecin”.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë fakt që e implikon në lidhje me këtë çështjen, ndërsa ka shtuar se kjo histori është përdorur politikisht.

“Në gjithë këto seanca doli qartë se nuk ka asnjë fjalë e jo më fakt që të më implikojë në shpërdorim detyre. Kam respektuar autoritetet civile e ushtarake. Kam kërkuar me shkrim të raportohet për zbatimin e urdhrave dhe nuk ka asnjë gërmë që atë që ndodhte në gërdec ta cilësoja si të paligjshme. Në 17 vite është bërë një histori mediatike për të luajtur me ndjenjat e familjarëve e për tu përdorur në fushata elektorale.

E vërteta del në pah nga ballafaqimi”, tha ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co