Deportimi i Bruno Çobos nga Dubai, Balla publikon pamjet e ekstradimit: Është hapur faqe e re e bashkëpunimit me këtë vend

deportimi i bruno cobos nga dubai balla publikon pamjet e ekstradimit eshte hapur faqe e re e bashkepunimit me kete vend
deportimi i bruno cobos nga dubai balla publikon pamjet e ekstradimit eshte hapur faqe e re e bashkepunimit me kete vend

TIRANË – Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e ekstradimit të Bruno Çobos nga Dubai. Balla përgëzon Policinë e Shtetit për këtë aksion, duke u shprehur se po bëhet çdo gjë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe për rezultatet e muajve të fundit në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare.

“Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla.

Postimi i ministrit Taulant Balla:

Një përgëzim i meritur për Interpol Tirana Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe për rezultatet e muajve të fundit në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co