![VIDEO/ Dopietë në kampionat nga sulmuesi shqiptar, “ndez” Armando Sadiku 2 video dopiete ne kampionat nga sulmuesi shqiptar ndez armando sadiku](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/video-dopiete-ne-kampionat-nga-sulmuesi-shqiptar-ndez-armando-sadiku.jpg)
Armando Sadiku ka realizuar dopietë në ndeshjen e elitës së kampionatit indian, ku skuadra ku aktivizohet lojtari shqiptar, Mohun Bagan triumfoi 3-4 ndaj Kerala Blasters. Në minutën e katërt, Ali dhuroi një top për Sadikun, me këtë të fundit që pasi dribloi një kundërshtar, me një goditje tokazi, ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit e Keralas barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë, por në të 60-tën, Sadiku riktheu epërsinë e mysafirëve, duke kompletuar dopietën.
Përveç golave, futbollisti kuqezi dha një kontribut të çmuar edhe në aspekte të tjera, me skuadrën e Mohun Bagan që “tundi rrjetën” edhe 2 herë. Goli i Keralas në minutën e 63-të nuk shërbeu për asgjë, me Sadikun me shokë që “rrëmbejnë” kështu një 3 pikësh me mjaft peshë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co