Sport

Humbja e thellë në Europa League, trajneri i Brighton beson te mrekullia: Koha për vepra!

humbja e thelle ne europa league trajneri i brighton beson te mrekullia koha per vepra
humbja e thelle ne europa league trajneri i brighton beson te mrekullia koha per vepra

Do të duhet vërtetë një mrekulli për Brighton që të përmbysë disfatën 4-0 në ndeshjen e parë të Europa League ndaj Romës. Gjithsesi, trajneri i skuadrës angleze, De Zerbi kërkon te skuadra që të futet në fushë me besim.

“E vërteta është se në ndeshjet e fundit nuk kemi shënuar shumë gola. Megjithatë, kemi krijuar raste. Detyra ime është ta bëj skuadrën të krijojë në fushë, pastaj rastet nëse përkthehen në gol apo jo varen nga shumë faktorë. Lojtarët kundër Romës duhet të mendojnë të luajnë futboll dhe jo për rezultatin e ndeshjes së parë. Duhet të besojmë, por tani rëndësi nuk kanë fjalët, në këtë moment rëndësi marrin veprat. Për të ardhmen time vendos klubi, unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë dhe besoj se ky kompeticion nuk e vendos në diskutim të ardhmen time” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts