Romelu Lukaku nuk do të jetë i gatshëm nesër në mbrëmje në ndeshjen e kthimit të Romës ndaj Brighton, për llogari të Europa League. Qendërsulmuesi belg, sqaron Sky Sport, në fakt nuk ka udhëtuar me skuadrën e Daniele De Rossit dhe do të stërvitet në Trigoria.
Lojtari, mëngjesin e sotëm zhvilloi një seancë stërvitore individuale dhe duke marrë parasysh edhe suksesin 4-0 në aktin e parë, tekniku De Rossi e pa të arsyeshme ta lërë në shtëpi. Lukaku ka qenë mjaft produktiv në këtë edicion me Romën. Kujtojmë që në Serie A deri më tani ka realizuar 10 gola.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co