Arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar Policisë e Shtetit.
Arrestimi i Berberit ka ndodhur mbrëmë, ndërsa kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve akuzohet për korrupsion e pastrim parash.
Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës. Arrestimi i zyrtarit të lartë është bërë me urdhër të SPAK dhe pas vendimit të gjykatës. Ndërkohë, Berberi ishte emëruar në krye të ARRSH-së, në qershor të vitit 2021. Kujtojmë se pak ditë më parë emisioni Vetting në News24 denoncoi veprimet antiligjore të Berberit, për përfshirje në afera korruptive.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co