Cila është e ardhmja e Romelu Lukaku? Kjo është pyetja që kanë në mendje tifozët e Romës. Në fakt, sipas asaj që raportohet nga talkSport, pronari i Chelseat, Todd Boehly, ka pasur kontakte me klubet arabe për të diskutuar shitjen e sulmuesit, i cili aktualisht është i huazuar në kryeqytetin italian.
Emri tjetër që mund të largohet nga skuadra angleze e Chelsea është Kepa Arrizabalaga, portieri spanjoll aktualisht i huazuar te Real Madridi për të zëvendësuar Courtois-in e dëmtuar. Siç shkruan portali anglez, në fakt, ideja e menaxherit të klubit gjigand të Premier League do të ishte t’i shiste të dy në Arabinë Saudite dhe të arkëtonte rreth njëqind milionë euro.
Chelsea, pavarësisht merkatos faraonike që nga ardhja e pronarit të ri, është në vendin e 11-të në Premier League. Për të parë sesi do shkojnë gjërat në merkato, na duhet të presim verën.
(J.S/ BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co