Zhgënjimi është i madh në shtëpinë e Interit, pas eliminimit nga Champions League. Zikaltërit dështuan nga pika e bardhë e penalltive ndaj Atletico Madrid, duke mbyllur kështu përpara kohe aventurën europiane. Sulmuesi i ekipit italian, Thuram, një ndër protagonistët negativë të ndeshjes në “Wanda Metropolitano”, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Zhgënjimi është i madh. Sot jemi të gjithë të prekur nga eliminimin. Por unë kam besim në këtë ekip, kam besim te vëllezërit e mi, kam besim në familjen tonë. Kemi ende shumë për të bërë, kështu që le të ngremë kokën dhe të arrijmë qëllimet tona”, ka shkruar ai.
(J.S/ BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co