Ndërkohë që aleati i tyre Hamasi është nën sulmet izraelite në Gaza, kreu i forcës Quds të Iranit vizitoi Bejrutin në shkurt.
Lajmi është bërë i ditur nga Reuters, ndërsa zbulohet se temë e takimit ka qenë mundësia e një ofensive të plotë izraelite në Liban.
Në Bejrut, shefi i Quds-it, Esmail Qaani, u takua me liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, takimi ky i tretë që nga sulmet e 7 tetorin në Izraelin jugor dhe sulmi shkatërrues hakmarrës i Izraelit në Gaza.
Në takimin e paraportuar më parë, Nasrallah e siguroi Qaanin se nuk donte që Irani të përfshihej në një luftë me Izraelin ose SHBA- në dhe se Hezbollahu do të luftonte vetë, thanë të gjitha burimet.
“Kjo është lufta jonë”, i tha Nasrallah Qaanit, tha një burim iranian me njohuri për diskutimet.
Gjatë pesë muajve të fundit, Hezbollahu, një armik i betuar i Izraelit, ka treguar mbështetje për Hamasin, ndërsa ka sulmuar me raketa kufirin verior të Izraelit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co