Si kurrë më parë, futbolli shqiptar po prodhon shumë sulmues, mjafton të shohësh listën e Sylvinho-s dhe “bomberat” e tjerë që janë në qarkullim. Dy prej tyre janë edhe vëllezërit Shpendi, Stiven dhe Cristian, ky i fundit nuk di të ndalet teksa në Serie C ka realizuar jo pak por 20 gola. Pavarësisht se militon në kategorinë e tretë italiane, me ekipin e Cesena-s, Cristian i ka të gjithë të dhënat për të bërë hapa të mëdhenj në karrierë, për këtë është i bindur ish sulmuesi i famshëm kuqezi, golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave me ekipin kombëtar, Erjon Bogdani.
![“Është fantastik, sulmues modern”, Bogdani bekon Cristian Shpendin: Ka talent, do shkojë larg 2 Bogu](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/eshte-fantastik-sulmues-modern-bogdani-bekon-cristian-shpendin-ka-talent-do-shkoje-larg.jpg)
Në një intervistë për mediat italiane, Bogdani foli me fjalë të mëdha për Cristian: “Po zhvillon një kampionat fantastik, numrat flasin qartë, por nga këtu e deri në përfundim të sezonit jam i sigurt se do të rriten. Ai është një futbollist shumë i mirë, për më tepër që është shumë i ri dhe ka hapësira për t’u përmirësuar. E ardhmja në Serie A? Ai ka talent dhe mund të arrijë larg, por nëse do të isha si ai, duke parë dhe vështirësinë që po has vëllai i tij, Stiven, tek Empoli, do t’i këshilloja që të luante një vit në Serie B”, u shpreh Bogdani, duke bërë në fund dhe në krahasim me vëllain e tij, Stiven, kush është më lart?
![“Është fantastik, sulmues modern”, Bogdani bekon Cristian Shpendin: Ka talent, do shkojë larg 3 Shpendi](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/eshte-fantastik-sulmues-modern-bogdani-bekon-cristian-shpendin-ka-talent-do-shkoje-larg-1.jpg)
“Nëse do më pyesnin më herët do të thosha Stiven, por tani them Cristian. Të dy binjakët janë sulmues me vlera, sulmues të fortë, por Cristuan në sytë e mi është një sulmues më modern”, u shpreh Bogdani, duke pjesë e Cesena-s.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co