Shqiperia

“Familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar”, kreu i SPAK, Altin Dumani: Nuk më shqetëson politika se sa…

familja e nje prokurori eshte kercenuar nga krimi i organizuar kreu i spak altin dumani nuk me shqeteson politika se sa
familja e nje prokurori eshte kercenuar nga krimi i organizuar kreu i spak altin dumani nuk me shqeteson politika se sa

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ndërsa merrte pjesë në një takim të nismës për dialog mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, bëri një deklaratë të papritur.

Ai tha se familja e një prokurori është kërcënuar nga anëtarë të krimit të organizuar.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë.

Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Dumani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts