Netanyahu hedh poshtë propozimin e armëpushimit, Izraeli miraton planin për të ndërhyrë ushtarakisht në Rafah

netanyahu hedh poshte propozimin e armepushimit izraeli miraton planin per te nderhyre ushtarakisht ne rafah
netanyahu hedh poshte propozimin e armepushimit izraeli miraton planin per te nderhyre ushtarakisht ne rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë propozimin e fundit të armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve nga Hamas dhe ka miratuar një plan të forcave izraelite për të nisur një operacion në qytetin jugor të Gazës, Rafah, raportuan sot mediat izraelite.

“IDF është e përgatitur për operacionin dhe për të evakuuar popullsinë civile,” tha zyra e Kryeministrit në një deklaratë, cituar nga Times of Israel.

Më herët gjatë ditës, Hamasi njoftoi në mediat sociale se kishte paraqitur “vizionin” e tij të një shkëmbimi të të burgosurve me Izraelin tek ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit dhe po shikonte drejt një marrëveshjeje armëpushimi që do të përfshinte tërheqjen e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit nga Gaza.

Siç raporton Reuters, militantët palestinezë propozuan lirimin e grave izraelite, duke përfshirë ushtaret femra, fëmijë, të moshuar dhe pengje të sëmurë, në këmbim të çlirimit të 700 deri në 1000 të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Pasi të përfundojë shkëmbimi i të burgosurve, Hamasi tha se do të ishte gati të negocionte një datë për një armëpushim të përhershëm.

Megjithatë, Netanyahu e hodhi poshtë propozimin dhe akuzoi Hamasin për “kërkesa jorealiste”.

Të enjten, kryeministri izraelit përsëriti gjithashtu vendosmërinë e tij për të përfunduar misionin për “eliminimin” e Hamasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →