Një humbje e Ukrainës ndaj Rusisë do të dëmtonte besueshmërinë e Uashingtonit si një garantues i sigurisë, ka paralajmëruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë një vizite në SHBA.
Borrell foli për shtypin pas takimit me zyrtarë të lartë të SHBA, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Ai theksoi se Ukraina ka nevojë shumë për ndihmë shtesë, e cila aktualisht është e bllokuar në Kongresin e SHBA.
“Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë dhe Ukraina nuk mund të presë deri në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA”, tha kryediplomati spanjoll.
Një fitore ruse në konflikt “do të ketë pasoja të mëdha për Amerikën dhe për sistemin e aleancave të ndërtuara rreth SHBA-së dhe Evropës”, shtoi ai. Nëse kjo ndodh, “asnjë vend nuk mund të ishte më i sigurt” se Uashingtoni do të “vinte në ndihmë” aleatëve që mund të sulmohen.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co