Shqiperia

“Siguria publike ka marrë përmasa dramatike”, Bardhi: Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve

siguria publike ka marre permasa dramatike bardhi anarkia krimi dhe vrasjet nuk mund te jene perditshmeria e qytetareve
siguria publike ka marre permasa dramatike bardhi anarkia krimi dhe vrasjet nuk mund te jene perditshmeria e qytetareve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi është shprehur në rrjetet sociale se rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit.

Sipas tij atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Bardhi theksoi se lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts