Një e moshuar, pamjet e të cilës u bënë virale në rrjetet sociale pasi u ngrit në ajër nga qepeni i një dyqani, është përjetësuar në një mural bashkë me çantën e ushqimeve që ajo nuk e lëshoi nga dora në asnjë sekondë edhe pse ishte në ajër.
Pamjet e kamerave të sigurisë të Anne Hughes, 72 vjeçe, e varur nga palltoja e saj, ndërsa ishte ende e kapur për karrocën e blerjeve, u panë miliona herë në internet.
Dhe tani ajo është rikrijuar në bojë llak në pjesën e përparme të dyqanit Rhondda Cynon Taf ku ndodhi incidenti i pazakontë. Artisti tha se shansi për të pikturuar momentin ishte “shumë i mirë”.
“Kur pashë klipin e Anne, unë qesha me të madhe, ashtu si të gjithë të tjerët që e panë,” tha artisti i grafitit Tee2Sugars, nga Tonyrefail, rreth 11 km nga dyqani në Tonteg ku Anne u ngrit më 4 mars. “Mendova “çfarë historie” “Zot, ajo grua duhet të ketë pallton më të fortë të bërë ndonjëherë”.
33-vjeçari, puna shumëngjyrëshe e të cilit rreth luginave të Uellsit jugor ka dokumentuar gjithçka, shtoi se i “kërkuan mundësinë” për të pikturuar rastin. “Djemtë në dyqanin Best One në Tonteg më kontaktuan dhe më kërkuan ta bëja, dhe unë thashë “po” menjëherë,” tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co