![“Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje”, Kurti: Integrimi i Kosovës në BE, i rëndësishëm për paqen 2 kercenimet e terrorizmit dhe agresioni ne rajon jane ne rritje kurti integrimi i kosoves ne be i rendesishem per paqen](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/kercenimet-e-terrorizmit-dhe-agresioni-ne-rajon-jane-ne-rritje-kurti-integrimi-i-kosoves-ne-be-i-rendesishem-per-paqen.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në kohën kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se kurrë më parë.
Kurti u shpreh në një pritje të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë se në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor.
Ai nënvizoi se Irlanda ishte ndër vendet e para që njohu shtetin dhe shtetësinë tonë, qysh dymbëdhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Kurti po ashtu u shpreh mirënjohës ndaj kryeministrit irlandez, Varadkar për mbështetjen e tij të zëshmen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co