Dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, i riu gjendet i pajetë në banesën e tij

dyshohet se vuante nga probleme te shendetit mendor i riu gjendet i pajete ne banesen e tij
dyshohet se vuante nga probleme te shendetit mendor i riu gjendet i pajete ne banesen e tij

Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë në katin e parë të banesës së tij nga familjarët.

Sipas policisë dyshohet se i riu është vetëvrarur dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →